You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Trajneri i Shqipërisë është shumë pranë, Reja e pohon: Vendoset pas Andorrës!

E fundit/ Trajneri i Shqipërisë është shumë pranë, Reja e pohon: Vendoset pas Andorrës!

“Shqiperia.ch” e zbuloi në ditën e djeshme faktin se kishte një kontakt të drejtpërdrejtë mes FSHF-së dhe trajnerit italian Reja. Ky i fundit pavarësisht se e mohoi se mund të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, thjeshtë kishte kërkuar pak kohë për të vendosur.

Kjo është edhe e vërteta, pasi vetë trajneri e ka pohuar së fundmi për mediat italiane. Në një intervistë ekskluzive për “Citaceleste”, Reja është shprehur se ka kërkuar 24 orë për t’u menduar dhe do të vendos gjithçka pas Andorrës. Pra, e gjithë ideja është që Kombëtarja të fitojë ndaj Andorrës dhe kështu zyrtarizohet edhe tekniku i njohur, pasi në të kundërt do të ishte e pamundur arritja e objektivit të Europianit.

“Ditën e djeshme unë kam folur me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe morra 24 orët e mia për të vendosur. Varet gjithçka se çfarë do të bëhet ndaj Andorrës sot. Sa i përket Strakoshës, mund të ishte një vonesë e tepruar, por edhe dënimi ishte i tillë”, ka thënë Edi Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top