You are here
Home > Kombëtarja U-21 > E fundit/ Sulmuesi i Shqipërisë U-21 largohet nga Partizani, prezantohet në Ukrainë

E fundit/ Sulmuesi i Shqipërisë U-21 largohet nga Partizani, prezantohet në Ukrainë

Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Rubin Hebaj, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Më parë ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, por tashmë është prezantuar te Vorskla Poltava në Ukrainë.

Me këtë skuadër është firmosur një kontratë 2-vjeçare. Ndërkohë ky lojtar do të mbaj numrin “10” në fanellën e tij. Një hap i rëndësishëm në karrierën e këtij sulmuesi, që pretendon edhe për të arritur në Kombëtaren A pas disa kohësh.

E gjitha kjo mbetet në duart e vetë Hebajt, ose më mirë në këmbët e tij. Aftësitë dhe potencialin e zotëron, tashmë duhet vetëm të bëj jehonë me vepra në Ukrainë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top