You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Stërvitja e Kombëtares, Reja shfaqet i qeshur dhe në humor me Fatos Kademin

E fundit/ Stërvitja e Kombëtares, Reja shfaqet i qeshur dhe në humor me Fatos Kademin

Shqipëria ka zhvilluar stërvitjen e dytë sa i përket dy ndeshjeve të qershorit që do të luhen ndaj Islandës dhe Moldavisë. Grupi i lojtarëve është  i pjesshëm, ashtu siç është raportuar edhe më herët. Së bashku me Kombëtaren A po stërviten edhe shumë lojtarë të U-21, që do t’i bashkohen pas disa ditësh trajnerit Alban Bushi.

Trajneri Reja është shfaqur në humor dhe i qeshur gjatë ditës së sotme, duke transmetuar energjinë pozitive edhe te skuadra. Madje në shumë momente ka pasur edhe shkëmbime humori me magazinierin e Kombëtares, Fatos Kademi. Faktikisht ky i fundit është një nga personat më të vjetër te Shqipëria, që i siguron gjithmonë lojtarëve bazën materiale.

Një lidhje të veçantë miqësore Kademi e kishte edhe me trajnerin De Biazi, shpeshherë duke sjellë edhe skena komike së bashku me lojtarët. E gjitha kjo shërben për ndryshuar gjendjen dhe moralin e lojtarëve, që lënë pas rregullat e ashpra të Panuçit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top