You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Shqipëria publikon listën, Panuçi ndryshon shumë nga “Liga e Kombeve”

E fundit/ Shqipëria publikon listën, Panuçi ndryshon shumë nga “Liga e Kombeve”

Shqipëria ka publikuar listën vetëm para pak minutash, për dy takimet që do të luajë në mars. Fillimisht duke pritur Turqinë në Shkodër, për të shkuar më pas në transfertën e Andorrës.

Ndeshje të vështira këto dhe që do të vendosin shumë për vazhdimësinë e kuqezinjve. Panuçi ka publikuar listën me futbollistët e gatshëm për këto ndeshje, atje ku nuk ka vend edhe për shumë surpriza. Ajo e Kristi Qoses ishte e bërë ditur më herët, pasi mesfushori që luan në kampionatin sllovak do të jetë për herë të parë me Panuçin.

Këtu vlen për t’u theksuar se tekniku italian ndryshon shumë nga lista e “Ligës së Kombeve”, atje ku gjendeshin gjithmonë 3-4 emra të rinjë për kombëtaren shqiptare. Tashmë jemi në provën e vërtetë të kualifikueseve të Europianit dhe eksperimentet nuk gjejnë më vend. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top