You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E fundit/ Shqetësime për Kosovën, largohet i dëmtuar mesfushori në Zvicër

E fundit/ Shqetësime për Kosovën, largohet i dëmtuar mesfushori në Zvicër

Në prag të dy takimeve që Kosova do të luajë në muajin mars, ka vend për shumë optimizëm në rradhët e dardanëve. Kjo pasi futbollistët e saj ndodhen në formën më të mirë. Megjithatë një lajm i keq vjen nga Zvicra, në takimin mes Zurichit dhe Xamax.

Mesfushori shqiptar, Hekuran  Kryeziu është dëmtuar dhe ka dalë nga fusha e lojës. Në minutën e 20 të takimit pas një kontakti me Di Nardon, mesfushori është larguar i dëmtuar pas dhimbjeve të ndjerë në shpinë.

Vendin e tij e ka marrë mbrojtësi tjetër i Kosovës, Mirlind Kryeziu. Ende mbetet enigmë për të parë shkallën e dëmtimit të Hekuran Kryeziut, që është një lojtar i rëndësishëm për Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top