You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Shkarkohen trajnerët te Shqipëria, gjenden zëvendësuesit dhe mbijeton vetëm Alban Bushi

E fundit/ Shkarkohen trajnerët te Shqipëria, gjenden zëvendësuesit dhe mbijeton vetëm Alban Bushi

Ashtu siç presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka paralajmëruar më herët, janë ndërruar thuajse të gjithë trajnerët e ekipit Kombëtar të Shqipërisë.

Sipas asaj që raporton “Top Channel”, Erjon Bogdani është larguar nga Shqipëria U-19, ndërsa vendin e tij e ka marrë Nevil Dede. Nga krahu tjetër është larguar edhe tekniku Xhemal Mustedanagiç nga U-17, që ka marrë një drejtim tjetër te Shqipëria. Vendin e tij e ka marrë Elvin Beqiri, ndërsa Armand Damo do të drejtojë U-15.

Të gjitha këto lëvizje kanë ardhur përshkak të rezultateve jo të mira që kanë pasur ekipet tona kombëtare, ndërsa i mbijetuar i vetëm në gjithë këtë “fortunë” lëvizjesh, duket të jetë Alban Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top