You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Mbyllen të gjitha dyert në Seria A, Hysaj ka vetëm një rrugëzgjidhje engimatike

E fundit/ Mbyllen të gjitha dyert në Seria A, Hysaj ka vetëm një rrugëzgjidhje engimatike

Inter, Juventus, Napoli dhe Roma ishin katër skuadrat e mëdha në Seria A që u përfolën se ishin vendosur pas Elseid Hysajt. Por me kalimin e muajve, nga çdo skuadër dëgjonim sesi mbrojtësi shkodran largohej si objektiv, duke firmosur me një tjetër futbollist.

Së fundmi ndodhi edhe me Romën, që zgjodhi Zapakostën përpara lojtarit shkodran. Në kushte të tilla, menaxheri i Hysajt sheh vetëm një zgjidhje për klientin e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në orët e fundit do të kemi një transferim që do të vijë jashtë Italisë.

Më shumë si një vendim i ndikuar, pasi të gjitha ekipet e mira të Serisë A janë plotësuar me organikën e tyre. Mbetet të shihet mes shumë enigmash se ku do të përfundojë lojtari kuqezi në këtë merkato të verës, ndërsa merkato në Angli është mbyllur prej disa ditësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top