You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Iu vetofrua Shqipërisë, ikona e Interit e dëshiron stolin e Kombëtares

E fundit/ Iu vetofrua Shqipërisë, ikona e Interit e dëshiron stolin e Kombëtares

Përpara se te Shqipëria të zgjidhej si trajner Kristian Panuçi, një kandidat i vetofruar ishte Valter Zenga. Ikona e Interit e kërkoi me dëshirën më të madhe drejtimin e kuqezinjve, për të arritur në objektivin e Europianit.

Kjo jo shumë rastësisht, pasi në periudhën e De Biazit dhe Tramezanit, ky teknik ishte shumë herë në terren për të parë stërvitjen e lojtarëve tanë. Gjithsesi zgjedhja e Shqipërisë kishte një tjetër natyrë, ndërsa brenda pak kohësh, kthehemi në të njëjtën dilemë. Zenga është aktualisht pa ekip, pasi u shkarkua nga drejtimi i Venecias. Një dashuri të madhe e kishte për shqiptarët edhe te klubi italian, pasi me ardhjen e tij në pankinë, Vrioni e la stolin për t’u aktivizuar thuajse gjithmonë si titullar.

Sipas asaj që raporton së fundmi “CalcioAlbanese”, kanë nisur kontaktet e Shqipërisë, duke e parë si një kandidat të mundshëm edhe Valter Zengën. Ende nuk dihen saktësisht shanset që janë për këtë trajner, që t’i bashkohet Kombëtares, por po shihet si një zgjedhje e mundshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top