E FUNDIT/ Film për arritjen e Shqipërisë në Europian, premiera pas pak ditësh

Ishte paralajmëruar më herët, por pritja e shqipëtarëve merr fund. “Triumfi” është gati të lancohet në treg. Kështu quhet filmi më i ri i cili pritet të dalë në 29 Shtator, në Amerikë, ku në qendër të saj trajton triumfin e kombëtares shqipëtare në europianin e Francës. Një ëndërr e kthyer në realitet nuk mundej të kalonte aq thjeshtë.

Premierën do ta hapi ish-kapiteni i kombëtares shqipëtare, ai legjendari, Lorik Cana. Në film pritet të jetë dhe historia e kualifikueseve të europianit të Francës. Mbrëmja e Beogradit, zhgënjimi ndaj Portugalisë në minutat e fundit dhe padyshim qershia mbi tortë, fitorja në Armeni.

Kërshëria ngelet ende e lartë megjithëse filmi ishte projektuar të dilte shumë më herët. Një Shqipëri ndryshe, ashtu si asnjëherë nuk e keni parë, me protagonistët kryesorë të asaj arritje vjen për pak ditë më një “Triumf” për gjithë shqipëtarët. Pregatituni!

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

 

 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply