You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ E dërgojnë në stolin e Shqipërisë, trajneri Reja flet për herë të parë

E fundit/ E dërgojnë në stolin e Shqipërisë, trajneri Reja flet për herë të parë

Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Menjëherë pas këtij takimi, është shkarkuar edhe trajneri Panuçi, që është larguar me avionin e parë drejt Romës.

Në orët e fundit është përfolur se Eduardo Reja do të jetë tekniku i ri i Kombëtares, pasi është parë në një tavolinë me presidentin Armand Duka. Tekniku i njohur italian ishte në stadiumin e Shkodrës, për të parë më nga afër përballjen e Shqipërisë. Por në një intervistë për “Top Channel”, Reja e ka mohuar se do të jetë trajneri i ri i Kombëtares.

“Ka qënë ndeshje e mirë për Shqipërinë për 15 minuta dhe nuk pati konkluzion të rasteve. Unë kam ardhur të shoh lojtarë, pasi punojë për agjenci të ndryshme italiane. Një kontratë e mundshme me Shqipërinë? Jo jo, nuk flas për këtë”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top