You are here
Home > Kombëtarja > E donte Shqipërinë me Panuçin, trajneri i Andorrës: Tani ka ndryshuar situata!

E donte Shqipërinë me Panuçin, trajneri i Andorrës: Tani ka ndryshuar situata!

Largimi i Panuçit nga Shqipëria, e ka trembur edhe më shumë Andorrën, sa i përket përballjes së nesërme. Megjithëse kjo supozohej të ishte një kartë më shumë për kundërshtarin, duke parë situatën që ne po kalojmë, nuk rezulton e tillë.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Anodrrës, Koldo Alvarez është shprehur se Shqipëria do të jetë edhe më e motivuar pas shkarkimit të trajnerit italian. “Situata ka ndryshuar, pasi kundërshtari është më i motivuar pas shkarkimit të trajnerit. Ne do të përpiqemi që ta kthejmë lojën në favorin tonë, por është e vështirë për lojtarët që të rikuperohen brenda tre ditësh”, ka thënë Alvarez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top