E BUJSHME: Talenti i përfaqësueses U-15 firmos me Veronën

Mbrojtësi i talentuar i përfaqësueses U-15, Kristian Paloka, i është bashkuar një prej klubeve më të njohura të futbollit italian, Veronës. Futbollisti i datëlindjes 2002, ka hedhur dje firmën në marrëveshjen që e lidh me veronezët në vijimin e karrierës së tij.

Paloka kishte spikatur gjatë viteve të fundit me fanellën e Ankonës në kampionatet e moshave përtej Adriatikut. Në muajin dhjetor, ai u ftua për t’u bërë pjesë e grumbullimeve të organizuara nga FSHF duke rënë në sy të stafit të kuqezinjve.

Firma te Verona do të jetë një mundësi më e mirë për futbollistin e talentuar shqiptar, pasi ky klub ka një prej akademive më të njohura në Itali.

/Panoramasport

About the author