You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Shqipëria surprizohet, Turqia merr trajnerin që i dha vendin e tretë në Kupën e Botës

E bujshme/ Shqipëria surprizohet, Turqia merr trajnerin që i dha vendin e tretë në Kupën e Botës

Kur ka mbetur diçka më shumë se 1 muaj nga fillimi i eleminatoreve të europianit të ardhshëm, atje ku Shqipëria do të përballet me Turqinë, një e papritur vjen nga kundërshtari. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, “NTV”, duke e trajtuar në formë zyrtare, turqit do e ndërrojnë trajnerin e tyre.

Rumuni Mircea Lucesku i ka hapur krahu teknikut tjetër, Senol Gunes. Ky i fundit e ka drejtuar Turqin në vitet 2002 dhe 2004, duke i dhënë vendin e tretë në Kupën e Botës. Në gjysmëfinale kjo Kombëtare do të mposhtej vetëm nga Brazili, por më pas do e fitonte garën për vendin e tretë.

Aktualisht Gunes është edhe trajneri i Beshiktashit dhe sipas “NTV”, trajnerit do i duhet të punojë paksa paralelisht me skuadrën turke dhe të mendoj për Kombëtaren. Kjo pasi dorëheqja nga Beshiktashi sipas burimeve të medias në fjalë nuk do të jetë e menjëhershme, por Gunes do të jetë ai që do të gjendet në stol për ndeshjen e parë ndaj Turqisë. Një shkarkim mëse i pritshëm ky për Luçeskun, që ka marrë 4 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje. Nga ana tjetër një ndryshim planesh do të ketë edhe te Shqipëria, ndërsa Panuçi e kishte mposhtur njëherë Turqinë me Luçeskun në krye. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top