You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Prurje e re te Shqipëria, Reja do lojtarin që i shënoi nga 30 metra Steauas së Bukureshtit

E bujshme/ Prurje e re te Shqipëria, Reja do lojtarin që i shënoi nga 30 metra Steauas së Bukureshtit

Një nga emrat e rinjë dhe të papërmendur në mediat shqiptare deri tani, është futbollisti Florian Loshaj. Mesfushori 23-vjeçar nga Skënderaj aktualisht është pjesë e Poli Iasi në Rumani. Atje e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, ndërsa ka arritur të shënojë ndaj Klujit dhe pa harruar realizimin e fundit ndaj Steuas së Bukureshtit nga 30 metra, duke festuar me shqiponjë.

Flitet për një lojtar me kualitete të larta, që ka dalë nga të rinjtë e Genkut. Aktualisht Loshaj është pjesë e Kosovës U-21, por burime të sigurta që na vijnë nga “Calcioalbanese” theksojnë se kanë nisur edhe kontaktet nga Shqipëria. Trajneri Reja po provon mundësinë për ta bindur lojtarin e Poli Iasit, që t’i bashkohet kuqezinjvë në të ardhmen. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

(Goli i Loshajt ndaj Steuas dhe festa me shqiponjë, minuta 4:51)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top