You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Prestigjoza spanjolle i kushton vëmendje: Barcelona ka gjithë vështrimin te Kabashi

E bujshme/ Prestigjoza spanjolle i kushton vëmendje: Barcelona ka gjithë vështrimin te Kabashi

Labinot Kabashi është pjesë e skuadrës së Barcelonës U-19, teksa me katalanasit mund të themi se ka pritshmëri tepër të larta. Mesfushori dardanas ka kaluar një periudhë tepër negative së fundmi, nisur nga dëmtimet e shumta që po ndikojnë në karrierën e tij.

19-vjeçari që në fillimet e tij, ka patur probleme të theksuara me rezistencën e gjurit të tij të majtë, ndërsa ky problem shpesh herë e ka lënë edhe jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. Dëmtimi e ka shoqëruar edhe këtë sezon Kabashin, ndërsa ekipi i të rinjve të Barcelonës po pret me padurim rikthimin e tij.

Kulmi i vlerësimit, teksa prestigjozja “ElmundoDeportivo” ka kushtuar edhe një artikull të veçantë për futbollistin shqiptar. Për problemin e tij fizik, ajo çka duhet të vëmë në dukje, është se futbollisti i është nënshtruar një faze rikuperuese tepër intensive, ku mendohet se në të ardhmen nuk do të jetë me i njëjti problem.

Sipas “MundoDeportivo”, gjithë vështrimi i stafit të Barcelonës është në muajin shkurt, për të parë sesi do të reagojë Kabashi me shëndetin e tij. Megjithëse mundësitë janë që ai të rikthehet brenda pak ditësh, katalanasit nuk duan ta rrezikojnë më tepër. Gjithsesi, nëse talenti shqiptar fiton duelin me vetveten, bëhuni gati të dëgjoni ndoshta për shqiptarin që do të arrijë majën botërore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top