You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bujshme/ Nuk kishte hapësira te Zvicra, futbollisti i “Premier League” zgjedh Kosovën

E bujshme/ Nuk kishte hapësira te Zvicra, futbollisti i “Premier League” zgjedh Kosovën

Tashmë duket se gjithçka ka marrë fund sa i përket Florent Hadërgjonaj. Ky i fundit do t’i bashkohet Kosovës, pasi te Zvicra nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme.

Sigurisht, ky nuk është një përfundim i yni, pasi do të ishte vetë trajneri Shaland që do të shprehej se lojtari i Huddersfield duhej të zgjidhte dardanët, sepse nuk do të kishte mundësi të luante te Zvicra. “Indeksonline” ka raportuar se gjithçka ka marrë fund, ndërsa ishte vetë tekniku zviceran që e takoi më nga afër Hadërgjonajn.

Lojtari pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e qershorit, kur do të luhet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, e jo menjëherë në takimin e marsit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top