You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Ka një tjetër rast “Durmishaj”, Vrushajn e thërret Greqia

E bujshme/ Ka një tjetër rast “Durmishaj”, Vrushajn e thërret Greqia

Dy zhgënjime të mëdha për Shqipërinë në harkun kohor të pak ditëve, me lojtarë që pas dëshirës dhe vullnetit personal, bëjnë zgjedhjen më të gabuar të mundshme. Do të ishte Durmishaj i pari që vendosi t’i bashkohej përfundimisht Greqisë, duke lënë kështu Shpresat e Shqipërisë.

Por nuk mbaron këtu, pasi tashmë edhe Vrushaj po ndjek të njëjtën rrugë. Futbollisti i cili po shkëlqen me Willem II në Holandë dhe zotëron një aftësi të jashtëzakonshme, nuk do t’i bashkohet kuqezinjve.

Të paktën edhe këtë herë, pasi Vrushaj gjendet në listën e Greqisë U-21. “Shqiperia.ch” ka mësuar të plotë të gjithë emrat e lojtarëve të thirrur nga të rinjtë grekë, atje ku gjendet edhe futbollisti shqiptar. Ajo që duhet theksuar është se Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë gjithçka për të tërhequr këtë lojtar në gjirin e saj, por vendimi i Vrushaj ishte që të mos braktiste të rinjtë e Greqisë, pasi ka luajtur edhe më herët me ta. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top