E BUJSHME: futbollisti i Tiranës firmos me Getafen

Një transferim i bujshëm ka ndodhur sot në futbollin shqiptarë. Ish-sulmuesi kongolez i Tiranës, Mervej, ka firmosur kontratë me skuadrën e Getafes, një skuadër kjo shumë e njohur, e cila vite me rradhë po luan në një ndër ligat më të fuqishme evropiane, La Liga.

Nga shitja e tij klubi nga kryeqendra shqiptare ka përfituar plotë 400 mijë euro, duke sjellë edhe një qetësi financiare në klubin me më shumë trofe në Shqipëri, që në fakt ka pasur probleme rrogash.

Përveç kësaj në marrëveshjen mes klubeve ekziston një klauzolë, sipas së cilës Tirana do të merrte 10% në rast rishitje të futbollistit të saj, Mervej i cili pjesë e skuadrës shqiptare u bë nga 20 gushti i vitit 2016-të.

Ai me Tiranën kishte nënshkruar një kontratë dy vjeçare, ndërsa që në sezonin e tij të parë në Superligën shqiptare, 22-vjeçari la një përshtypje shumë të mirë, gjë kjo që nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga drejtuesit e Getafes.

About the author