You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Dëshira e shfrenuar e Shkëndijës së Tetovës, provon të marrë Ergys Kaçen

E bujshme/ Dëshira e shfrenuar e Shkëndijës së Tetovës, provon të marrë Ergys Kaçen

Shkëndija e Tetovës është skuadra që fitoi titullin kampion në Maqedoni edhe këtë sezon, duke e lënë mbrapa rivalin e përjetshëm, Vardarin. Kampionët në fuqi janë një krenari e madhe e Shqipërisë, pasi na përfaqësojnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Në Europë gjithashtu është skuadra shqiptare që kalon më shumë faza, ndërsa i ka shkuar në shumë raste pranë grupeve të “Europa League”, duke u eliminuar vetëm në fazën “Play Off”. Presidenti i kuqezinjve, Visar Bexheti u shpreh para pak ditësh se kuqezinjtë po provojnë të marrin në merkato disa lojtarë të Kombëtares, por sigurisht duke i fshehur emrat.

Sabien Lilaj është mesfushori i parë kuqezi që është shumë pranë arritjes te Shkëndija. “Infosport” ka mësuar së fundmi në rrugë jozyrtare, se ekipi shqiptar i Maqedonisë ka edhe një dëshirë të shfrenuar, pasi do të provojë shanset e tij për të marrë Ergys Kaçen. Ky futbollist është larguar nga Panathinaikosi, duke u rikthyer te PAOK-u, skuadër kjo që nuk e vlerëson në mënyrën e duhur Kaçen.

Kjo i jep mundësinë Shkëndijës për të provuar tratativën, ndërsa një gjë të ngjashme do e bëj edhe me Andi Lilën. Skuadra e këtij të fundit ka rënë nga elita e futbollit grek, prandaj rasti i mbrojtësit është më i afërt për t’u finalizuar sesa i Kaçes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top