You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ De Biazi nuk i ndahet shqiptarëve, Igli Tare vendos rikthimin e tij si trajner

E bujshme/ De Biazi nuk i ndahet shqiptarëve, Igli Tare vendos rikthimin e tij si trajner

Prej disa kohësh skuadra e Lacios nuk ka mundur dot të plotësojë objektivat që i vendosin drejtuesit, pavarësisht ecurisë së tyre fillestare gjatë sezonit. Objektivi primar në çdo fillim sezoni tek të kaltërit, është pjësmarrja në “Champions League”. Në kampionatin që lamë pas, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e humbi vendin e 4 vetëm në sfidën e fundit kundrejt Interit.

Për të vazhduar me atë aktualin, që nisi në mënyrën më të mirë për lacialët, por nuk po shkon në rrugën e duhur. Tashmë siç raportohet nga mediat e ndryshme italiane dhe ato pranë klubit të Lacios, tek skuadra e kaltër po mendojnë për një ndryshim të mundshëm në pankinë.

Megjithëse ende asnjë vendim nuk është marrë nga presidenti Lotito, duket se Inzaghi ka vetëm dy sfida në dispozicion për të konfirmuar veten e tij në krye të stolit lacial, atë kundër Samdorias dhe Atalantës. Në të kundërt ai do të jetë menjëherë i shkarkuar nga presidenti i Lacios. Këtu futet edhe puna e Igli Tares, pasi drejtori teknik i skuadrës ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e italianit dhe mund të thuhet se e ka gati.

Në Itali janë të sigurtë që vendin e Simone Inzaghi do ta marrë ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biassi. Marrëdhëniet e mira e drejtuesit shqiptar me ish-trajnerin e Kombëtares, bëjnë që vetëm pas një negociate, gjithçka të zyrtarizohet. Tashmë ish-trajneri i Shqipërisë pret vetëm dy hapa të gabuara të Inzagit, për të marrë një detyrë të rëndësishme në karrierën e tij, ku sërish i vjen një dorë nga shqiptarët. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top