You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bëri lojtarin shqiptar të dukej më i frikshëm, Celina reagon me tre fjalë për largimin e trajnerit

E bëri lojtarin shqiptar të dukej më i frikshëm, Celina reagon me tre fjalë për largimin e trajnerit

Graham Potter është një trajner me aftësi të mëdha, ndërsa bëri një jehonë të madhe në Europë me ekipin e Ostersundit. Askush nuk e priste që një skuadër e tillë modeste, të hidhte hapa të mëdhenj në Europa League.

Swansea ishte klubi anglez që i hapi menjëherë dyert këtij tekniku, për të marrë drejtimin në “Championship”. Megjithëse rezultatet nuk ishin ato që priteshin, për një kalim në “Premier League”, loja që bënte skuadra angleze ishte i një tjetër niveli.

Kjo pasi Swansea dominonte gjithmonë ndeshjen, duke mbajtur topin thuajse si Manchester City në kampionat sa i përket përqindjes ndaj rivalit. Por një shndërrim erdhi edhe për Bersant Celinën, teksa lojtari shqiptar u bë më i frikshëm, duke shënuar kryevepra dhe gjetur rrjetën lehtësisht.

E gjitha kjo falë besimit të trajnerit, që e konsideronte yllin e Kosovës të paprekshëm. Nuk kishte sesi Potter të qëndronte pa “Premier League”, me klubin e Brightonit që e ka marrë për sezonin e ardhshëm. Celina ka reaguar menjëherë mbi këtë lëvizje, duke shkruar në rrjetet sociale vetëm tre fjalë: “Ishte vërtet kënaqësi”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top