You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bën realitet Muriq, Manchester City pasqyron edhe ndeshjen e Kosovës

E bën realitet Muriq, Manchester City pasqyron edhe ndeshjen e Kosovës

Kosova e ka bërë publike formacionin zyrtar që do të hedh në fushë ndaj Bullgarisë. Ashtu siç edhe pritej, tashmë vendin e Ujkanit e ka marrë portieri i Manchester City, Arijanet Muriq.

Ky i fundit duhet të mbroj portën, në takimin e parë kualifikues të Europianit. Aktivizimi i këtij lojtari nga ana e Shaland, ka bërë që edhe ekipi i njohur anglez të pasqyroj ndeshjen e Kosovës. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, faqa zyrtare e skuadrës së Guardiolës shkruan se Muriq do të luajë si titullar me Kosovën.

Sigurisht, një arritje më vete kjo për imazhin e dardanëve, që të njihen gjërësisht në Europë e botë, pasi Manchester City ka shumë tifozë të shpërndarë kudo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top