You are here
Home > Futboll Bota > Dy talentet e Bajernit/ Njëri vjen te Shqipëria e Bogdanit, tjetri vazhdon me Gjermaninë

Dy talentet e Bajernit/ Njëri vjen te Shqipëria e Bogdanit, tjetri vazhdon me Gjermaninë

Dy lojtarët me origjinë shqiptare që janë pjesë e skuadrës së të rinjëve të Bayrenit, Meritan Shabani dhe Marvi Çuni kanë marrë ftesën për të qënë pjesë e grupmoshave të Kombëtareve respektive. Kujtojmë që Shabani aktualisht është pjesë e Gjermansië U-20, ndërsa Marvi Çuni është pjesë e kuqezinjve U-19.

Të dy këta futbollistë në Gjermani ciësohen si e ardhmja e mesfushës së gjigandëve bavarez, ku me moshën e tyre dhe rendimentin që kanë, duket se i pret një e madhe e madhe, pavarësisht se Shabani është ai që ka vëmendjen e momentit.

Një tjetër fakt për t’u theksuar përsa i përket Meritanit, është se akoma nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit përsa i përket se me kë Kombëtare do të jetë pjesë, atë të Shqipërisë apo të Gjermanisë. Ndonëse është akoma i ri, dyert për të tek kuqezinjtë janë akoma të hapura.

Përsa i përket mesfusorit 19-vjeçar, Marvi Çuni duket se tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, teksa prej disa kohësh është pjesë e Shqipërisë së drejtuar nga Bogdani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top