You are here
Home > Kombëtarja > Dy ndeshje në katër ditë, Shqipëria si një klub për kalendarin e ndeshjeve

Dy ndeshje në katër ditë, Shqipëria si një klub për kalendarin e ndeshjeve

Dy ndeshjet e rradhës për kombëtaren shqiptare në “Ligën e Kombeve”, janë tepër favorizuese për shkak të diferencës kohore që ato kanë nga njëra-tjetra.

Përballjet e rradhës për kompeticionin e “Ligës së Kombeve” për djemtë kuqezi të Panuccit, janë kundër Izraelit në Tela Viv dhe kundër Skocisë në Shqipëri. Në dy ndeshjet e para ekipi ynë ka grumbulluar 3 pikë në 2 ndeshje. Një fitore kundër izraelitëve në “Elbasan Arena” dhe një humbje kundër Skocisë në Glasgou.

Ndeshja e rradhës për “Ligën e Kombeve” do të luhet në Tela Viv kundër Izraelit në datë 14 tetor, ndërsa ndeshja e fundit për grupet e këtij kompedicioni luhet kundër Skocisë në shtëpi, që luhet në 17 nëntor.

Po për të mbërritur deri aty, kuqezinjtë do të përballen në një takim miqësor me Jordaninë në datën 10 tetor. “Liga e Kombeve” është një kompedicion ku djemtë tanë mund ta shfrtëzojnë për të arritur një kualifikim të mundshëm në “Euro 2020”, e cila është një mundësi më shumë për të arritur përsëritur edhe një herë si në kohën e De Biassit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top