You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dy miqësore Kosovë-Shqipëri brenda dy ditëve, dardanët shpallin edhe listën e lojtarëve

Dy miqësore Kosovë-Shqipëri brenda dy ditëve, dardanët shpallin edhe listën e lojtarëve

Duket se bashkëpunimi mes dy institucioneve, Federata e Futbollit Kosovë dhe Federata Shqiptare e Futbollit është tepër i mirë, ndërsa së fundmi kanë vendosur për një tjetër ndeshje miqësore. Bëhet fjalë pikërisht për Shqipërinë U-19 dhe Kosovën U-19, të cilat do të zhvillojnë dy përballje mes tyre.

Kjo do të jetë një test mjaft frytdhënës edhe për trajnerët respektiv, pasi këta të fundit do të kenë mundësinë për të parë gjendjen e lojtarëve të tyre përpara fillimit të kampionatit eleminator të kualifikueseve të Europianit, që për grupmoshat 19 vjeçare startojnë në shtator. Këto dy ndeshje mes Kosovës U-19 dhe Shqipërisë U-19, janë programuar për t’u luajtur me datë 3 dhe 5 qershor dhe të dyja sfidat do të zhvillohen në Kosovë.

Trajneri dardanas Krasniqi, ka filluar menjëherë nga puna, teksa ka shpallur edhe listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për përballjet me kuqezinjtë.

Lojtarët dardanas 19 vjeçar që janë grumbulluar do të jenë: Petrit Terziu, Auron Loxha, Arlind Shabani, Bujar Pllana, Albin Prapashtica, Kastriot Qorolli, Adonis Aliu, Adi Hyla, Blend Morina, Altin Bytyqi,Albin Berisha, Endrit Demolli, Gentrit Halili, Muhamet Hyseni, Albin Krasniqi, Kevin Halabaku, Veton Tusha, Artan Asani, Granit Berish, Leonard Uka, Valon Zumberi, Roni Juniku, Leonard Ukaj./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top