Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Tubim qendror në Tetovë do të mbajë Partia Demokratike Shqiptare me fillim në ora 16:30.

Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Çair.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babëdhe Shuto Orizare, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovishdhe në Strumicë.

Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, i kryesuar nga Lidhja demokratike do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.

Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunwn Gjorce Petrov.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply