Duka me fjalim fantastik në Kongresin e UEFA-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka bërë një fjalim fantastik në kërkim të pranimit të Kosovës në UEFA.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka bërë një fjalim fantastik në kërkim të pranimit të Kosovës në UEFA.
“Kosova nuk ka asnjë lidhje me Federatën e Serbisë siç tha Karadzic. Duhet t’ju japim mundësi të gjithë fëmijëve të Kosovës që të luajnë futboll dhe ta realizojnë ëndrrën e tyre. Ju kujtojmë që shumica e federatave sportive të Kosovës tashmë janë të pranuara ndërkombëtarisht”, deklaroi Duka, përcjell “Lajmi.net”.
“Tani ka mbetur vetëm futbolli që nuk është pranuar dhe ne në ekipin tonë kemi shumë futbollistë që janë nga Kosova. Por, ne nuk na pengon aspak që Kosova të jetë pjesë e UEFA-së. Do të ishte në interes të gjithëve në UEFA që të kemi një anëtar të ri dhe nuk dua që politika të jetë ajo që vendos”, u shpreh ai.

About the author