You are here
Home > Kombëtarja > Duka e pranon për herë të parë: Reja është kandidat për Shqipërinë, nuk ishte vetëm faji i Panuçit

Duka e pranon për herë të parë: Reja është kandidat për Shqipërinë, nuk ishte vetëm faji i Panuçit

Eduardo Reja mund të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Për herë të parë e ka pranuar këtë gjë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë për “Top Channel”, Duka është shprehur se trajneri i njohur italian që ka një përvojë të madhe, është një kandidat i mundshëm.

Ndërkohë kur flitet për eksperiencën e shkuar me Panuçin, vendoset theksi te shpërndarja e përgjegjësisë. Pra, jo vetëm trajneri është fajtori kryesor për dështimet dhe rezultatet negative, por edhe lojtarët që gjenden në fushën e lojës.

“Nuk është faji vetëm i Panuçit, këta ia shpjegova edhe lojtarëve. Nuk do të nxitohemi për trajnerin e ri. Edhe Eduardo Reja mbetet një alternativë”, ka thënë Armand Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top