Duartrokitej nga gjithë “Qemal Stafa”, ku ka përfunduar Valdet Rama?

Është e sigurt se të gjithë e mbani mend djaloshin nga Mitrovica, Valdet Rama, goli i tij në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2014 kundër Norvegjisë ngrinte në këmbë gjithë stadiumin “Qemal Stafa”.

Me driblimet e tij dhe klasi  që posedonte Rama nga 2013 deri në 2015 ishte pjesë aktive e Kombëtares me paraqitjet e tija të shkëlqyeshme, gjithsejtë 15 paraqitje me 3 gola të shënuar, në kulmin e karierës mbronte ngjyrat e Valladollid në Spanjë.

Më pas kariera e Valdet Ramës nisi teposhtëzën, me transferimin në Munchen 1860 dhe më vonë  në Wurzburger Kickers në Bundeligën e dytë gjermane, tani është pjesë e skuadrës kineze Yanbian.

Në një pyetje të një gazetari për Valdet Ramën se është nga Kosova dhe luan për Shqipërinë, dhe se a e don më shumë Kosovën apo Shqipërinë, Rama u përgjigj me ” është e njëjtë me pyetjen kur je i vogel dhe të pyesin e don më shumë mamin apo babin “.

/Shqipëria.ch

About the author