You are here
Home > Kombëtarja > Drithëruese/ Babai motivon lojtarin e Shqipërisë: Lufto bab! Jepe jetën për atë flamur

Drithëruese/ Babai motivon lojtarin e Shqipërisë: Lufto bab! Jepe jetën për atë flamur

Shqipëria do të luajë dy takimet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ndërsa e gjithë vëmendja përqendrohet tek Myrto Uzuni. Flasim për futbollistin më në formë të Kombëtares, që në Kroaci nuk ndalet së shënuari apo dhënë pasime vendimtare.

Tifozët shqiptarë janë me shpresën se lojtari i Lokomotivës së Zagrebit, do të arrijë të bëj diferencën. Të gjitha mundësitë ekzistojnë, pasi forma që ka treguar Uzuni, është e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, edhe familja e tij e tregon më së miri se nga buron e gjitha kjo përulje e këtij futbollisti.

Nëpërmjet një reagimi së fundmi, babai i Myrtos, Artan Uzuni ka dhënë një deklaratë emocionuese, duke ftuar djalin e tij që të jap edhe jetën për flamurin që përfaqëson.

“Forca bab! Vlerësoje atë fanellë dhe atë flamur. Bëji krenar dhe mos i zhgënje ata që besuan tek ty. Ata që të dhanë mundësinë për ta veshura të fanellë. Bëji krenar beratasit dhe Beratin. Bëji krenar shqiptarët dhe Shqipërinëa anembanë. Jep shpirtin në fushë për 90 minuta. Thuaj JO dhimbjes dhe lodhjes. Njësoj si në luftë, për të dhënë jetën për flamurin që ti mban. Kjo është lufta jote, luftoje bab”, ka thënë Artan Uzuni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top