You are here
Home > Kombëtarja > Dorëzohen Xhaka dhe Ajeti… ka festë në Bern!

Dorëzohen Xhaka dhe Ajeti… ka festë në Bern!

Dominimit të Baselit të Xhakës dhe Ajetit i ka ardhur fundi në Zvicër ku pas 8 vitesh kampion me radhë Baseli është nënshtruar përpara djemvë të Bernit… skuadra e Young Boys shkruan historinë duke u shpallur kampionë për herë të 12 në historinë e klubit bernez!

Një dominim i plotë për Young Boys që nga fillimi duke mos e vënë në diskutim kampionatin, skuadra berneze ka zhvilluar një super sezonë duke shfrytëzuar dhe “dobësinë” e Baselit apo “ngopjen” e Xhakës me shokë të cilët pas 8 vitesh detyrohen të lënë festën e titullit.

FESTA- Kishte munguar një festë e tillë në kryeqytetin e Zvicrës… skudra e qytetit Young Boys apo “Djemtë e vegjël” sollën festën e madhe duke ndalur dominimin e Baselit… kualifikim dhe për në Champions League (direkt në grupe).

Baseli ndalet në vendin e dytë duke mos e rrezikuar kurrë seriozisht vendin e parë… titulli ishte humbur shumë kohë më parë.

/Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top