You are here
Home > Futboll Bota > Dorëheqja e Zidan mund të lëvizë shumë mekanizma, ja kush e zëvendëson

Dorëheqja e Zidan mund të lëvizë shumë mekanizma, ja kush e zëvendëson

Dorëheqja e Zinedin Zidan ka qenë një rrufe në qiell të hapur për klubin. Askush nuk e priste dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Megjithatë kjo është punë e kryer. Tashmë Reali po mendon se kush do ta marrë drejtimin e klubit.

poketino

I pari në listë është Poketinjo, që është dhe dëshira e Perez. Poketinjo ka rinovuar deri në 2023 dhe do i duhet të prishte kontratën me klubin e tij. Në listë janë dhe trajneri i kombëtares gjermane, Lëv. Megjithatë për të mund të flitet pas Botërorit. Duket se për të me shumë gjasa do të jetë evenimenti i fundit si trajneri i “Pancerave”.

lev

Një ish-madrilen si Guti është gjithashtu favorit. Ai aktualisht është trajneri i akademisë . Nuk ngelet pas as italiani Antonio Konte por edhe Arsen Venger, megjithëse nuk janë alternativa të para. Do të kemi një merkato të nxehtë trajnerësh pasi vendi kampionëve të Europës është i lirë…

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top