You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Do t’i bashkohet Lionit në Francë, Gega pret Shqipërinë dhe nuk i përgjigjet Greqisë

Do t’i bashkohet Lionit në Francë, Gega pret Shqipërinë dhe nuk i përgjigjet Greqisë

Gilberto Gega është një futbollist me shumë potencial për të adhmen, që luan me ekipin e AEK U-17. Prej dy vitesh është titullar i padiskutueshëm tek të rinjtë e kësaj skuadre, ndërsa pritet edhe lëvizja e madhe prej tij.

Mediat franceze dhe ato greke kanë raportuar se Lioni do ta transferojë këtë futbollist në Francë. Një gjë e tillë do të ndodhë me kalimin e kohëve, pasi flitet për një dëshirë të madhe të vetë klubit të njohur francez që do të gjejë edhe konkretizim.

Dëshira e mbrojtësit 17-vjeçar është që t’i bashkohet Shqipërisë. Madje pritja për të marrë fanellën e kuqezinjve, e ka shtyrë që të lirë pezull edhe kontaktin e Greqisë U-19, sipas asaj që raporton “Albanian Talents”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top