You are here
Home > Kombëtarja > Do të largohet nga Paderborni, zbulohet ekipi tjetër gjerman që kërkon Klaus Gjasulën

Do të largohet nga Paderborni, zbulohet ekipi tjetër gjerman që kërkon Klaus Gjasulën

Klaus Gjasula është larguar nga Bundesliga me Paderbornin menjëherë pasi u ngjitën në elitë, duke mos bërë dot rezistencë për asnjë vit të vetëm. Gjithsesi mesfushori e ka lënë emrin në historinë e kampionatit gjerman duke grumbulluar më shumë kartonë të verdhë se të tjerët ndër vite.

Sa i përket të ardhmes, “Kicker” raporton se te Duseldorfi po interesohet për këtë mesfushor. Kjo skuadër e dëshiron në ekip Gjasulën për ta pasuruar më tepër organikën e saj, por nga ana tjetër nuk mund t’i japë sërish Bundesligën.

Në fakt Duseldorfi kishte edhe rastin më të çuditshëm teksa në ndeshjen e fundit në elitën gjermane duhej vetëm të fitonte për të shpëtuar veten nga rënia ndaj Union Berlinit. Por atje do të humbisnin me shifrat 3-0 duke i hapur rrugë Werder Bremenit që të shpëtonte për të kaluar në “Play-Out”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top