You are here
Home > Futboll Bota > Do të ishte marrëveshja e historisë, Barcelona ofron 110 milionë dhe Suarez për…mbretin e Egjiptit

Do të ishte marrëveshja e historisë, Barcelona ofron 110 milionë dhe Suarez për…mbretin e Egjiptit

Duket se Barcelona nuk do të heqë dorë lehtë për të marrë pranë saj yllin egjyptian që është pjesë e Liverpulit, Mohamed Salah. Zërat në këtë prag merkatos dimërore po shtohen ndjeshëm, pasi në mediat po raportohet se skuadra katalanase i ka bërë edhe një ofertë tjetër të kuqëve të Liverpulit.

Flitet se Barcelona ka ofruar 110 milion euro plus Luis Suarez në këmbim të Mohamed Salah. Një ofertë kjo ndoshta tunduese për skuadrën e Liverpulit, teksa duket se do të mendohet gjatë për këtë ofertë të bërë nga katalanasit. Kujtojmë që Mohamed Salah vitin e shkuar u shpall edhe golashënuesi i “Premier Ligë” dhe ambjentimi i tij i shpejtë në kampionatin anglez i habiti të gjithë.

Nga ana tjetër Liverpuli është në kërkim të një sulmuesi tjetër që ndoshta mund ta shohë si zëvendësues të Firminjos .  Një mundësi kjo që mund të rikthejë edhe një herë pranë tyre, uruguaianin Suarez. Këtë të fundit e shitën te Barcelona në vitin 2014 për shifrën e 82 milion eurosh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top