You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Do të ishte e para në histori, Kosova niset në Maltë për të arritur suksesin e….Gjibraltarit!

Do të ishte e para në histori, Kosova niset në Maltë për të arritur suksesin e….Gjibraltarit!

Ditën e shtunë, Kosova do të rikthehet në fushën e blertë, teksa do të përballet në transfertë kundër skuadrës së Maltës në sfidën e vlefshme për kompeticionin “Liga e Kombeve”. Dardanasit në këtë sfidë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi në rast marrjen e tre pikëve, do të ishin me një këmbë të kualifikuar në fazën pasardhëse.

Në të gjithë historinë e saj, Kosova akoma nuk ka mundur dot të marrrë një fitore jashtë shtëpisë së saj, pasi edhe situatat që i janë krijuar nuk kanë qënë në favor të tyre. Tashmë mesa duket do të jetë koha që dardanasit të thyejnë këtë tabu, pasi edhe kundërshtatri që kanë përballë është nga më të dobëtit të grupit. Kujtojmë që në një kohë, një Kombëtare më modeste se përfaqësuesja e Kosovës, Gjibraltari, arriti të merrte një fitore në transfertë ndaj Armenisë, ku për këtë Kombëtare ishte historike.

Skuadra e Shaland gjendet në vendin e parë në “Ligën D”, ku në 4 sfida të zhvillura ka marrë plot 8 pikë, duke mos u mposhtur nga rivalët e tyre. Përballja kundër Maltës do të jetë një sfidë tepër e rëndësishme dhe ndoshta e lehtë, pasi edhe në letër dardanasit janë tepër të favorizuar kundrejt Maltës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top