You are here
Home > Boks > Do të bëhet kampion bote dhe e njohin si gjerman, Uldedaj: Nuk ka diskutime, unë jam SHQIPTAR!

Do të bëhet kampion bote dhe e njohin si gjerman, Uldedaj: Nuk ka diskutime, unë jam SHQIPTAR!

Jurgen Uldedaj është emri i boksierit më premtues në arenën europiane dhe më gjerë, pasi zotëron gjithë aftësitë për të qenë edhe kampion i botës.

Mirëpo Uldedaj njihet nga sportdashësit e huaj si një sportist gjerman. Do të ishte vetë protagonist në fjalë, ai që do të sqaronte këtë çështje. Në një prononcim për “Box Rec”, luftëtari shqiptar ka thënë se një gjë e tillë shprehet vetëm nga fakti se stërvitet në një palestër gjermane.

“Dua të jem kampioni i parë i botës me nënshtetësi shqiptare, vetëm sa stërvitem në një palester gjermane. Më shënojnë me kombësi gjermane, dua të theksoj faktin se jam shqiptar dhe kjo nuk ka diskutim”, tha Uldedaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top