Do shkoni në Elbasan për të parë ndeshjen? Kini parasysh këtë gjë

Nëse keni blerë biletë dhe do niseni drejt Elbasanit për të parë ndeshjen e sotshme me Izraelin, atëherë bëni mirë të keni parasysh diçka: Lëvizja me automjet nga Elbasani për në Tiranë nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ndërsa lëvizja nga Tirana për në Elbasan nëpërmjet tunelit do jetë e lirë deri në orën 17.30 po të ditës së sotme. Njoftimin e jep Policia e Shtetit ndërsa shton se pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të kryhet nga Durrësi.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply