You are here
Home > Kombëtarja > Do e shihni te “Arena Kombëtare”, ja sa do të mungojë Hysaj

Do e shihni te “Arena Kombëtare”, ja sa do të mungojë Hysaj

Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim horror në përballjen mes Torinos dhe Napolit. Teksa Ançeloti i besoi pas një kohe të gjatë mungese aktivizimi, mbrojtësi shkodran do të binte keq në tokë pas një dueli ajror me Ansaldin.

Fillimisht u mendua më e keqja, pasi doli me barrelë nga fusha e lojës. Por trajneri Ançeloti do të shprehej se gjendja nuk ishte edhe aq serioze sa mendohej. Tashmë është mësuar edhe periudha e mungesës së Hysajt në fushën e blertë, që do të jetë rreth 25 ditë.

Sipas të gjitha gjasave, shkodrani do të jetë gati për ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ato në muajin nëntor. Sigurisht e gjithë vëmendja është te ajo përballje ndaj Franës në “Arenën Kombëtare”, duke shpresuar se kuqezinjtë do të kenë ende shanse për kualifikimin në Europian.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top