You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Djali e surprizon dhe Panuçi shpërthen në lot: Babi, e di sesa merak e ke Shqipërinë

Djali e surprizon dhe Panuçi shpërthen në lot: Babi, e di sesa merak e ke Shqipërinë

Panuçi ka shpërthyer në lot në emsionin e Rudina Magjistarit, që transmetohet në TV Klan. Ashtu si asnjëherë më parë, tekniku italian nuk i ka përmbajtur emocionet e tij.

Gjithmonë tek ky njeri kemi parë një karakter të fortë dhe që nuk thyhet përpara askujt. Megjithatë, ndaj njerëzve më të dashur, të gjithë tregohen të dobët. Këtu nuk bën përjashtim as Panuçi, që është surprizuar nga djali i tij.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Huan i ka uruar më të mirat për kohën që po kalon në Shqipëri babait të tij, duke ditur më së miri pikën e tij të dobët në lidhje me Kombëtaren.

“E di që nuk e prisje këtë mesazh nga ana ime. Doja vetëm të të thoja që të uroj më të mirat në çdo gjë babi. E di që je një person që jep më të mirën tënde në çdo gjë, si në punën tënde brenda në fushë, në jetën tënde dhe atë të të tjerëve. E di që çdo mundim i joti në çdo gjë që bën do të shpërblehet në rezultate. Do doja të uroja fat të mbarë me Shqipërinë, mbi të gjitha se e di se sa merak e ke. Të dua shumë”, u shpreh Huan. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top