You are here
Home > Kombëtarja > Ditë vendimtare për “thesarin” e Shqipërisë, Kaçe lufton kundër kohës, fatit dhe…grekëve

Ditë vendimtare për “thesarin” e Shqipërisë, Kaçe lufton kundër kohës, fatit dhe…grekëve

Ergys Kaçe, mund të bëhej shumë më mirë në karrierën e këtij futbollisti. I kishte të gjitha cilësitë për të qenë në një klub të njohur, por patriotizmi i sëmurë i fqinjve tanë, i mohoi shumçka mesfushorit shqiptar.

Gjithçka nisi që kur “thesari” ynë vendosi t’i bashkohej kuqezinjve, duke refuzuar Greqinë. Kjo nuk mund të përtypej lehtë, ndërsa ai fotografim me fanellën e UÇK-së, i vuri vulën të gjithave. Që nga ajo kohë, asnjë dritë nuk është parë në tunelin e pafundëm të Kaçes.

Në javën e shkuar, pas shumë kohësh, mesfushori shqiptar u rikthye në fushës e lojës me fanellën e Panathinaikos. Ishte një politikë e veçantë e trajnerit të grekëve, ajo që e riktheu Kaçen si titullar, pasi aktivizoi vetëm të rinjtë.

Tashmë edhe fati duket se flet kundër shqiptarit. Kur mendohej se gjithçka po vihej në vijë dhe një dritë po vinte nga fundi i tunel, futbollisti dëmtohet sërish edhe vihet në dyshim për ndeshjen e ardhshme. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, për Kaçen do të vendoset gjithçka në ditën e sotme, nëse do të jetë gati për takimin ndaj Leavidikos apo do të gjendet në pankinë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top