Dikush të ndal Eros Grezdën, pas Zagrebit “viktimë” janë kampionët

Nuk ka asnjë dyshim, mesfushori më i mirë aktualisht në Kroaci, është ai i kombëtares shqiptare, Eros Grezda.

Pas një super performance me kombëtaren, zbret dhe i shënon legjendës kroate të futbollit, Dinamo Zagreb.

Ndërkohë pa kaluar mirë java, Grezda nuk njeh pushim apo ndalje, viktima e rradhës janë kampionët e Kroacisë.

Osijek ka befasuar Rijekën teksa e ka mposhtur në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 1-2.

U duk gjithçka e lehtë për kampionët, derisa Grezda barazon rezultatin dhe më pas kalohet në avantazh.

Osijek është një surprizë e bukur e këtij kampionati, por akoma dhe më e bukur, është performanca e Eros Grezdës.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author

GALERIA