You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dikur varësia nga kalçeto dhe tani viza e punës, Mazrekaj drejt perëndimit të parakohshëm

Dikur varësia nga kalçeto dhe tani viza e punës, Mazrekaj drejt perëndimit të parakohshëm

Mentor Mazrekaj ishte një nga lojtarët më premtues kur ishte pjesë e kampionatit shqiptar, teksa gjendej me Partizanin. Me ekipin e kuq pati disa probleme, deri sa u largua edhe për shkak të disa kapriçove.

Ndër to mund të përmendim se Mazrekaj ishte tepër aktiv në jetën e natës dhe luante shpeshherë kalçeto, gjë të cilat nuk mund të lejohen nga një klub profesionist. Madje varësia nga kjo e fundit ishte edhe më e madhe, ku edhe në Kosovë historia ishte e ngjashme, me Mazrekajn që përfundonte i dëmtuar nga loja në ambientin e mbyllur.

Më parë u përfol një kalim i tij në ekipin norvegjez Fortuna Oslo, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të vizës së punës. Menjëherë futbollisti i është bashkuar një skuadre tjetër të kampionatit kosovarë. Por jo në ligën e parë, por në atë të dytën. Ishte pikërisht klubi i 2 Korrikut e cila i hapi dyert mesfushorit duke e marrë në skuadër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top