You are here
Home > Kombëtarja > Dikur rivalizonte me Delle Alli, Ismaili rrëfen historinë e pazakontë nga Anglia: Më mohuan Shqipërinë!

Dikur rivalizonte me Delle Alli, Ismaili rrëfen historinë e pazakontë nga Anglia: Më mohuan Shqipërinë!

Karriera e Zeli Ismailit mund të quhet një nga më të pazakontat për një futbollist shqiptar. Futbollisti i lindur në Kukës, është larguar për në Angli që kur ishte i vogël, për shkak të kushteve të vështira që ndodhej familja e tij.

Megjithëse është vetëm 24-vjeç, mesfushori shqiptar ka kaluar një sërë peripecish me huazime, duke ndërruar rreth 7 ekipe të ndryshme në Angli. Tashmë pjesë e ekipit të Walsall, Ismaili rrëfen gjithë vitet e kaluara deri më tani në kampionatin anglez.

Në shifra nuk duken të shumta, por nga eksperienca që ka kaluar ky lojtar, sigurisht që ka mbajtur shumë mbi shpinë. Në një intervistë për “Sky Sport”, vetë mesfushori 24-vjeçar do të tregonte për mënyrën sesi klubi i tij i mohoi Shqipërinë, ndërsa dëshira mbetet e madhe për të ardhur te Kombëtarja.

“Ne jemi larguar për një jetë më të mirë nga Shqipëria. Kam ardhur në Angli vetëm kur isha 6 apo 7 vjeç. Kur erdha fillimisht nuk e dija shumë gjuhën, por përfshirja në futboll më ka ndihmuar shumë. Huazimet e shumta më kanë ndihmuar së tepërmi, pasi tashmë kam se çfarë të them fal eksperiencave. Në kohën kur luaja te MkDons, luftoja për një vend me Dele Alli. Disa gjëra që bënte ai, ishin vërtet të pabesueshme. Kur shoh atë tani mendoj me vete, sesi ai shkoi mes më të mirëve.

Prindërit më kanë mbështetur gjithmonë në karrierën time, e më veçanërisht babai. Nëse ndeshja më ka shkuar mirë, atëherë ai është i pari që më lavdëron. Nëse nuk luajë mirë, padyshim që i pari që më mbështet dhe rreh shpatullat.

Shqipëria më ka kontaktuar dy herë deri më tani. Njëherë do të ishte klubi i Bury që nuk do të më lejonte. Ata do i shpreheshin Shqipërisë që unë isha i dëmtuar, pastaj do të më kërkonin të luaja në fundjavë për ta. Më kanë dërguar disa mesazhe për të më treguar se më ndjekin dhe janë duke pritur momentin e duhur. Do të jetë moment shumë i bukur që të përfaqësojë Shqipërinë”, shprehet Zeli Ismail për “Sky Sport”, ndërsa ka luajtur disa ndeshje edhe për të rinjtë e Anglisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top