You are here
Home > Futboll Bota > Di Lorenzo largohet për paragjykim dhe “Deja vu”, Hysaj ka shansin e artë me Kristiano Ronaldon

Di Lorenzo largohet për paragjykim dhe “Deja vu”, Hysaj ka shansin e artë me Kristiano Ronaldon

Juventus-Napoli do të jetë ndeshja e radhës në Seria A, që do të ketë vëmendjen e gjithë Europës. Dy kundërshtarë që kanë mbajtur vendin e parë dhe të dytë në elitën e futbollit italian gjatë viteve të fundit.

Ekipi i Ançelotit ka marrë Di Lorenzon si zgjidhje për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke u projektuar si futbollisti titullar për këtë sezon. Por jo ndaj ekipit të Juventusit, që po mendohet një formulë tjetër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Di Lorenzo do të jetë në stol ndaj Juventusit, pas shpatullat e një lojtari të ardhur nga Empoli e kanë peshë të rëndë përballjen me Juventusin. Në këtë 90 minutësh kërkohet eksperiencë, pasi një gabim mund të kushtojë shumë.

Ashtu si edhe disa muaj më parë, kur Ançeloti i besoi Malkuit që po tregonte më shumë siguri se Hysaj, por ndaj bardhezinjve djallosi gjithçka. Për të mos përsëritur këtë histori, Ançeloti po mendon që për të markuar Kristiano Ronaldon, të vendosë dikë mes Hysajt dhe Maksimoviç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top