Dhunuan gjyqtarin shqiptar, dënim rekord për klubin italian

Nëse nuk është rekord, shpejt mund të cilësohet si i tillë. Një skuadër e futbollit amator italian në qytetin e Ankonas, Colle 2006, ka marrë një dënim që në total arrin 29 vite pezullim për lojtarët dhe drejtuesit e saj.
Shkak është bërë dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj një gjyqtari shqiptar.

Eriseld Nazeraj po drejtonte ndeshjen mes Colle 2006 dhe Leonesa, kur akordoi një gol për miqtë. Pas kartonit të kuq për protestë ndaj një lojtari vendas, ky i fundit e goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin shqiptar i cili vendosi të ndërpriste ndeshjen.

Në atë moment, në fushën e lojës hynë edhe shumë tifozë dhe drejtues të skuadrës së Colle 29 të cilët filluan të dhunonin gjyqtarin shqiptar, së bashku me disa lojtarë. Pas ushtrimit të dhunës që praktikisht u kthye në linçim masiv ishte e kuptueshme që ndeshja nuk mund të vazhdonte më. Nazeraj u largua nga Ankona për t’u kthyer në qytetin e tij, Fermi, ku ka raportuar ngjarjen dhe ka bërë denoncimin në polici, para se të shtrohej në spital.

Federata Italiane ka dhënë masa shumë të ashpra për këtë ngjarje, në të cilën Nazeraj ka pësuar dëme fizike, mes të cilave probleme me dëgjimin në njërin vesh, dhe sipas të gjitha gjasave, do të braktisë arbitrimin.

Në total janë dhënë dënime për 29 vite pezullim, ku 7 prej të ndëshkuarve janë lojtarë. Sipas mediave italiane, kjo situatë mund të sjellë shkrirjen e plotë të skuadrës së Colle 2006 pasi edhe ekipet e tjera nuk duan të luajnë më ndaj një ekipi i cili prej kohësh cilësohet si problematik dhe i dhunshëm.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply