You are here
Home > Futboll Bota > Deri ku shkojnë shqiptarët! Legjenda Maldini mbahet “peng” i Tares, sot vendoset gjithçka

Deri ku shkojnë shqiptarët! Legjenda Maldini mbahet “peng” i Tares, sot vendoset gjithçka

Igli Tare është drejtori sportiv më i mirë në Itali dhe këtë e ka treguar më së miri puna dhe eksperienca e tij. Gjithmonë legjenda e Shqipërisë është shpallur si drejtori sportiv i vitit, në sondazhet që bëhen në vendin fqinj në çdo fundviti.

Lojtarë që blihen për pak para me nuhatjen e Tares, e më pas shiten për shifra të çmendura. Milinkoviç-Saviç është një prej tyre, me mesfushorin serb që u mor për 16 milionë euro në Belgjikë, ndërsa tani kushton më shumë se 100 milionë euro.

Nga ana tjetër Milani është duke bërë revolucion total në skuadër për sezonin e ardhshëm, që të arrijë në “Champions League”. Legjenda Maldini që ka postin drejtues te kuqezinjtë, kërkon vetëm Igli Taren si drejtor sportiv, duke e pasur në prioritet të parë.

Mediat italiane raportojnë se përgjigja e shqiptarit do të vijë në ditën e sotme, atje ku do të vendoset gjithçka. Ndërsa Maldini nuk do të bëj asnjë lëvizje më tepër, pasi e kërkon me ngulm Taren në këtë pozicion. Padyshim që ky është një tregues i saktë i aftësive së shqiptarëve dhe suksesin që ata mund të prekin, duke mos qënë gjithmonë “delja e zezë” sesi na pasqyrojnë në Ballkan. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top