Derbi romak, vlerësimi i mediave italiane për Strakoshën

Lacio u mund derbin e kryeqytetit të Italisë, ndaj Romës, por për mediat italiane, një nga më të mirët në fushë ishte gardiani shqiptar i portës, Tomas Strakosha.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson me notën 6 Strakoshën, dhe shkruan – Në gatishmëri gjatë pjesës së parë, pas një kthese të Xhekos. Më pas, dorëzohet, pa pasur ndonjë faj, tek dy golat e Romës.

Ndërsa “Eurosport” e vlerëson me notën 6.5 paraqitjen e shqiptarit, duke vënë në pah reflekset e shkëlqyera, edhe pse nuk mund të bënte asgjë në rastet e golave.

About the author