You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Derbi nuk luhet, por fitohet! Shqipëria ndalet, bëhet gati ndeshja që shërben si…kopertinë!

Derbi nuk luhet, por fitohet! Shqipëria ndalet, bëhet gati ndeshja që shërben si…kopertinë!

Ditën e premte luhet një nga sfidat më të rëndësishme në kampionatin shqiptar. Përballen me njëra tjetrën Partizani kundër Tiranës që është cilësuar si një ndër derbet më të mëdha në trojet shqiptare. Kjo është përballja e dytë midis këtyre ekipeve të kryeqytetit të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik, teksa në sfidën e fazës së parë u mbyll me fitoren e demave me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ajo çfarë vlen të theksohet për këtë sfidë, është se kjo nuk është një përballje e zakonshme në kampionatin shqiptar, për faktin se kjo sfidë nuk luhet vetëm në fushën e blertë. Çdo sportëdashës nuk e pret këtë përballje vetëm se çfarë do të japin skuadrat në fushën e lojës, por edhe tifozeritë në tribunat respektive. Ditën më parë tifogrupi bardheblu ka zyrtarizuar mospjesmarrjen e tyre në këtë sfidë, shkak kjo konfliktet e tyre me presidentin e Tiranës, Refik Halili.

Tashmë vëmendja ka kaluar në një tjetër prizëm. Është pikërisht vëmëndja tek siguria në rrugët e stadiumit dhe të kryeqytetit. Kujtojmë që “Guerrilsat” e Partizanit dhe “Fanatiks” të Tiranës, nuk shquhen për dashuri të madhe ndërmjet tyre, saqë shpesh herë kemi parë që janë përleshur edhe në rrugicat e qytetit. Kjo gjë po alarmon disi sigurinë, teksa për policinë çdo gjë është e mundur dhe çështja e sigurisë vjen dhe vështirësohet. Po flasim për mbarëvajtje të një dite derbi, ku shpeshherë në qytete të ndryshme të Europës dhe botës kemi parë shumë përleshje ndërmjet njëri tjetrit.

Pavarësisht rivalitetit të madh si të ekipeve ndërmjet njëra tjetrës ashtu edhe tiforgrupet respektive, sa herë që luhet derbi, në Shqipëri ka festë sportive. Çdo gjë mbetet për t’u parë dhe shijuar, pasi është dita e derbit, është dita ku luhet Partizani-Tirana. Ndonëse tabela e klasifikimit dhe objektivat e klubeve përkatëse janë shumë të ndryshme, në këtë sfidë harrohen të gjitha. Pasi një derbi, nuk luhet, por fitohet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top