You are here
Home > Kombëtarja > Deklarata që zbulon të ardhmen, Kamer Qaka me ekip të rri!?

Deklarata që zbulon të ardhmen, Kamer Qaka me ekip të rri!?

“FCSB (ish-Steaua Bucurest) dhe Real Saragoza kanë dërguar ofertat e tyre me shkrim për Kamer Qakën. Shumë e ofruar është më e vogël se pretendimet tona, më pak se 500 mijë euro, prandaj ne i kemi refuzuar ato.

Kameri është i përqendruar në atë që duhet të bëjë në tre ndeshjet e fundit me ekipin tonë dhe më pas ne do të marrim një vendim”, kështu u shpreh ditë më parë presidenti i CSM Poli Iasi, Adrian Ambrosie, duke mbajtur pezull transferimin e mesfushorit, pasi kërkohet më shumë nga se është ofruar deri më tani.

Sipas asaj që raporton së fundmi gazeta “Sporturilor”, vetë mesfushori ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij dhe dëshiron t’i bashkuar skuadrës së FCSB, kundërshtarë me të cilin përballet sonte prej orës 19:45.

Qaka i ka dhënë “OK” klubit rumun, që tashmë po tenton të bindë drejtuesit e klubit të Poli Iasi për ta bërë tyrin mesfushorin. Për momentin ata kanë bërë ofertën më të mirë, që shkon në 320 mijë euro. Real Zaragoza dhe Craiova kanë ofruar 300 mijë euro, por Ambrosie në të shkuarën është shprehur se kërkon 1 milion euro për kartonin e mesfushorit.

Periudhën e fundit Qaka ka pasur një dëmtim dhe sot do të jetë në fushë pavarësisht problemeve apo zërave të merkatos që e lidhin me FCSB. Trajneri i i Poli Iasi, Flavius Stoican, ka folur për gazetën rumune: “Kur erdhi tek Iasi, Qaka kishte disa cilësi. Tani jam i lumtur që pas një viti ai i ka ruajtur ato cilësi, ka përmirësuar stilin e tij të lojës dhe është në qendër të vëmendjes së ekipeve të rëndësishme. Jam krenar prej tij dhe shpresoj të vazhdojë ta shijojë futbollin. Mendoj se ai do të bëjë një ndeshje të madhe kundër Steaua-s, ai është një lojtar i Poli Iasi dhe e di që do të shfaqë devotshmëri në fushë”. Një deklaratë që paralajmëron në njëfarë mënyre edhe largimin e Qakës drejt FCSB, por që do të vendoset pas marrëveshjes së klubeve. Ende nuk ka asgjë zyrtare. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top